Ruben Amorim pritet të bëhet trajner i ri i skuadrës së Milanit.
Sajti “Milanreports”, ka shkruar të dielën se në orët e fundit diskutimet mes drejtuesve të Milanit dhe Amorimit kanë avancuar shumë.
Sipas këtij sajti, Amorim pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me “kuqezinjtë”, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Pronarët e Milanit për shkak të mungesës së suksesit e shkarkuan trajnerin Massimiliano Allegri, drejtorin sportiv Igli Tare, shefin ekzekutiv, Giorgio Furlani dhe drejtorin teknik Geoffrey Moncada.
Milani nuk arriti që të kualifikohej në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Portugezi Amorim së fundi ishte trajner i Manchester Unitedit. Ai i drejtoi “djajtë e kuq” nga nëntori i vitit 2026 deri në janar të këtij viti, kur u shkarkua.