Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

E kryer, Amorim do të jetë trajner i Milanit

TRAJNER

Ruben Amorin do të jetë trajner i ri i Milanit, u bë e ditur të hënën.

Marrëveshja është arritur dhe Amorim do të jetë në krye të shtabit teknik te “kuqezinjtë”.

Portugezi do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Amorim do ta zëvendësojë Massimiliano Allegrin, i cili u shkarkua për mungesë të suksesit.

41-vjeçari së fundi ishte trajner i Manchester Unitedit. Ai i drejtoi “djajtë e kuq” nga nëntori i vitit 2026 deri në janar të këtij viti, kur u shkarkua.