Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Amorim: Milani do të luftojë për trofe

Ruben Amorim

Ruben Amorim ka zbuluar ambiciet me Milanin. 

Trajneri portugez ka bërë të qartë se Milani duhet të kthehet në garë për trofe, duke synuar titullin e Serie A dhe një paraqitje sa më të suksesshme në Ligën e Evropës.

Amorim dëshiron të ndërtojë një ekip me identitet të qartë, me ritëm të lartë loje dhe mentalitet fitues. 

Sipas Amorimit, një klub si Milani nuk mund të kënaqet vetëm me pjesëmarrje, por duhet të garojë për trofe.

“Unë nuk mund të vij këtu dhe të them se nuk mundemi ose nuk duam ta fitojmë titullin. Ka shumë punë për t’u bërë, me një trajner të ri dhe ndryshime në skuadër, por kur je në një klub të nivelit të Milanit, duhet të synosh titullin. Prandaj ne do të përpiqemi. Në Ligën e Evropës duhet të besojmë”, ka thënë Amorim, shkruan të premten “Football Italia”. 

41-vjeçari te Milani e zëvendësoi Massimiliano Allegrin i cili u shkarkua në mungesë të rezultateve.