Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zyrtare, Amorim trajner i Milanit

Ruben Amorim

Tashmë është zyrtare. Ruben Amorim është zgjedhur trajner i Milanit.

Amorim më herët ishte trajner te Manchester Unitedi, por u shkarkua në mungesë të rezultateve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë Milani për arsye të njëjtë e shkarkoi Massimiliano Allegrin. Portugezi Amorim para Unitedit ka punuar me sukses në vendlindje.

“Amorim është një nga trajnerët më të përgatitur dhe më inovativë të gjeneratës së re evropiane. Është i ri, ambicioz dhe me identitet modern të futbollit”, ka thënë Gerry Cardinale, pronar te Milani.

Amorimi ka theksuar se prej synimeve të tij në karrierë gjithnjë ishte drejtimi i Milanit.

“E di saktësisht se çka do të thotë ky klub: histori, prestigj dhe bazë e jashtëzakonshme e tifozëve në mbarë botën. Është një sfidë që e pranoj me krenari dhe entuziazëm. Jam plotësisht i vetëdijshëm për atë që përfaqësojnë këto ngjyra”, ka thënë Amorim.