Thomas Tuchel është në listën e dëshirave të Manchester Unitedit për sezonin e ardhshëm.
“The Express” ka shkruar se zyrtarët e Unitedit tashmë kanë kontaktuar Tuchelin, i cili aktualisht është trajner i Chelseat. Mësohet se Tuchel i ka thënë Unitedit se dëshiron të mbetet te Chelsea, ndonëse është duke pritur pronarin e ri të klubit.
Tuchel po shihet si njeriu i duhur për ta drejtuar Unitedin pas përfundimit të këtij edicioni kur të largohet trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick. Krahas Tuchelit, Unitedi është në kontakte edhe me Erik ten Hagun dhe Mauricio Pochettinon.
Artikuj të ngjashëm