Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami kthen sytë kah Tucheli

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel, do të rikthehet për të punuar në futbollin anglez. “The Sun” shkruan të enjten se Tuchel do ta marrë drejtimin e skuadrës së Tottenhamit prej sezonit të ardhshëm. Ai në këtë post do ta zëvendësojë Antonio Conten, i cili ka vendosur të largohet nga ekipi londinez në verë kur edhe i skadon kontrata. 

Tucheli ka arritur marrëveshje parimisht me Tottenhamin, ekip me të cilin do të firmosë kontratë trevjeçare. Tuchel është i papunë prej shtatorit të vitit të shkuar kur u shkarkua nga Chelsea dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të punuar sërish në Angli.

Gjatë kohës sa ishte në krye të Chelseat, Tuchel ka fituar ka fituar katër trofe, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve.

Artikuj të ngjashëm