Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tuchel nuk do të largohet nga “Stamford Bridge”

Trajneri Thomas Tuchel do të jetë në krye të skuadrës së Chelseat edhe për sezonin e ardhshëm, ka raportuar “Daily Mail” të mërkurën.

Tuchel ka marrë vendim që mos të largohet nga Chelsea, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me klubin, i cili është pa pronar. Mësohet se trajneri gjerman ka thënë se dëshiron ta respektojë kontratën e tij me Chelsean dhe sezonin e ri, do të luftojë për të gjithë trofetë e mundshëm.

Tuchel mori drejtimin e Chelseat në fillim të vitit të shkuar dhe ka kontratë me ekipin nga Londra deri në verën e vitit 2024.

Artikuj të ngjashëm