Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tuchel rinovon kontratën me Chelsean

Trajneri gjerman Thomas Tuchel ka rinovuar kontratën me Chelsean dhe do të jetë në krye të ekipit deri në vitin 2024. Lajmi është zyrtarizuar nga klubi londinez të premten. Tuchel mori drejtimin e Chelseat në fillim të këtij viti dhe firmosi deri në vitin 2022, por triumfi në Ligën e Kampionëve ka bërë që drejtuesit e klubit t’ia vazhdojnë kontratën.

Nën drejtimin e Tuchelit, Chelsea ka regjistruat vetëm pesë humbje në 30 ndeshje përgjatë edicionit 2020/21.