Manchester Unitedi është në kërkim të një trajneri të ri. Nga klubi anglez në fund të edicionit do të largohet trajneri gjerman, Ralf Ranginck.
Sipas sajtit “Fichajes”, në listën e drejtuesve të klubit janë katër trajnerë.
“Djajtë e Kuq” janë duke i monitoruar Maurico Pochettinon, Erik ten Hagun, Julen Lopeteguin dhe Luis Enriquen, njoftoi "Fichajes" të hënën.
Krerët e klubit po shpresojnë që deri në fund të sezonit të arrijnë marrëveshje me njërin nga trajnerët.
Manchester Unitedi në Premier League, pas 29 ndeshjeve, mban pozitën e gjashtë me 50 pikë.
Artikuj të ngjashëm