Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi në negociata me dy trajnerë

Krerët e Manchester Unitedit kanë intensifikuar negociatat sa i përket trajnerit të ri, kanë njoftuar të hënën mediumet britanike. Bëhet e ditur se Unitedi tashmë është në negociata me dy trajnerë, Mauricio Pochettinon dhe Erik ten Hagun.

Te klubi anglez janë fokusuar te këta dy trajnerë që i shohin si zgjidhje të duhur për ta zëvendësuar Ralf Rangnickun, i cili është trajner i përkohshëm.

Rangnnick në fund të këtij sezoni do ta largohet nga posti i trajnerit për të punuar në atë të këshilltarit sportiv. Pochettino, aktualisht është në krye të Paris Saint-Germainit por te klubi francez nuk janë të kënaqur me punën e tij.

Në anën tjetër, Ten Haag është trajner i Ajaxit dhe këtë edicion ka impresionuar me rezultatet e mira.