“Ten Hag nuk do të jetë trajner i ekipit të parë të Manchester Unitedit. Ne i jemi mirënjohës Erikut për gjithçka që ka bërë gjatë kohës së tij me ne dhe i urojmë të gjitha të mirë për të ardhmen”, ka shkruar Unitedi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRuud van Nistelrooy është emëruar trajner i përkohshëm i Unitedit pas largimit të Ten Hagut.
Largimi i Ten Hagut erdhi pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit në Premier League.
Ten Hagu u emërua trajner i Unitedit në prill të vitit 2022. Ai me klubin anglez i fitoi dy trofe.
54-vjeçari Ten Hag në 128 ndeshje të drejtuar me Unitedin ka arritur 72 fitore, 20 barazime dhe 36 humbje.