Humbja e fundit nga Newcastle Unitedi, ka lënkudur karrigen e trajnerit Erik ten Hag te skuadra e Manchester Unitedit. ESPN raporton të martën se drejtuesit e klubit anglez po mendojnë shkarkimin e trajnerit holandez për shkak se nuk janë aspak të kënaqur me rezultatet e këtij edicioni.
Pas 14 xhirove në Premier League, Manchester Unitedi zë vendin e shtatë në tabelë me 24 pikë, ndërsa nuk e ka të sigurt as avancimin nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTen Hag mori drejtimin e Unitedit vitin e shkuar dhe në edicionin e tij të parë, e fitoi Kupën e Ligës. 53-vjeçari ka kontratë me Manchester Unitedin deri në verën e vitit 2025.