Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ten Hagu vazhdon kontratën me Unitedin

Erik ten Hag

Erik ten Hag

Erik ten Hag ka vazhduar kontratën me Manchester Unitedin deri në vitin 2026.

E ardhmja e trajnerit holandez ishte e paqartë, por me fitimin e Kupës FA sezonin e kaluar, mori besimin e bordit të Unitedit.

Për Ten Hagun sezoni i ri do të jetë i treti në krye të Unitedit.

Përveç Kupës FA, ai ka fituar edhe Kupën e Ligës. Por s’ka pasur performanca të mira në kampionat.