Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri Ten Hag intervistohet nga Unitedi

Manchester Unitedi e ka intervistuar trajnerin e Ajaxit, Erik Ten Hag, për pozitën e trajnerit të ri të skuadrës, konfirmon portali “goal.com”.

Bashkë me Mauricio Pochettinon, Ten Hag është parë nga hierarkia e Unitedit si një prej kandidatëve kryesorë për ta zëvendësuar trajnerin e përkohshëm, Ralf Rangnick, në fund të këtij sezoni.

Unitedi është duke e përshpejtuar procesin e zgjedhjes së trajnerit të ri, por ende nuk ka marrë vendim se kush do të jetë drejtues i klubit në edicionin tjetër.

Artikuj të ngjashëm