Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ten Hag nuk do të shqetësohet 48 orë para ndeshjeve

manchester unitedi, Erik ten Hag, sport, futbolli

Drejtuesit e Manchester Unitedit janë nën instruksionet strikte që të mos e pengojnë trajnerin e ri Erik ten Hag, 48 orë para ndeshjeve të Ajaxit, ka shkruar të shtunën mediumi “ESPN”.

Ten Hag është emëruar trajner i ri i skuadrës me kontratë trevjeçare, dhe tashmë është përfshirë në vendimet kyçe para sezonit të ri.

Por, Ajaxi ende është në kërkim të titullit në “Eredivisie”. Kështu, zyrtarët e Unitedit e kanë të qartë që të mos e shqetësojnë 52-vjeçarin para ndeshjeve.

Katër ndeshjet e fundit të Ajaxit janë Zëolle, AZ Alkmaari, Heerenveeni dhe Vitesse.