Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi arrin marrëveshje me Ten Hagun

Eric ten Hag pritet ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit

Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje verbale me trajnerin Erik ten Hag, ka raportuar “The Athletic” të martën mbrëma.

Mësohet se marrëveshja mes palëve nuk do të bëhet zyrtare deri në fund të këtij muaji kur edhe do të finalizohen të gjitha detajet dhe kompletohen dokumentet. Ten Hag do ta udhëheq Ajaxin në finalen e Kupës së Holandës kundër PSV Eindhovenit, që zhvillohet më 17 prill përpara se ta konfirmojë marrëveshjen me Unitedin.

Ai është pajtuar me kontratë katërvjeçare te Unitedi, ndërsa ekipi anglez do të paguajë rreth dy milionë euro dëmshpërblim për t’ia shkëputur kontratën me Ajaxin që i skadon vitin e ardhshëm.