E ardhmja e trajnerit të ri të Manchester Unitedit për sezonin e ardhshëm është zgjidhur tashmë, ka shkruar mediumi “ESPN” të mërkurën në mbrëmje.
Erik ten Hag i Ajaxit i Amsterdamit do të jetë trajner në të ardhmen te “djajtë e kuq”.
Unitedi duhet t’ia paguajë Ajaxit dy milionë euro, si dëmshpërblim për 52-vjeçarin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2023.
Ten Hag do të jetë pasues i Ralf Rangnickut, i cili është zgjedhur si trajner i përkohshëm i gjigantit anglez.
Ten Hag e drejtoi Ajaxin drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në vitin 2019.