Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ten Hagu do të ketë 200 milionë euro për transferime

Trajnerit të ri të Manchester Unitedit, Erik ten Hag, do ta ketë një buxhet prej 200 milionë eurosh për të rinovuar skuadrën gjatë verës, përcjell “The Times”.

52-vjeçari u konfirmua si trajneri i ri i klubit të enjten pasi ra dakord për një kontratë trevjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit dhe do të zëvendësojë trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnickun në fund të sezonit.

Drejtuesit e klubit anglez i kanë bërë me dije holandezit se do të ketë mundësinë e transferimit të lojtarëve që ai dëshiron gjatë afatit kalimtar të verës.

Por edhe me shitjen e disa prej futbollistëve të cilët nuk llogarit për sezonin e ri Ten Hag do të shfrytëzojë të ardhurat për të përforcuar ekipin.