Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi tenton transferimin e Manxhukiqit

Me Lukakun, i cili është një këmbë jashtë Manchester Unitedit, drejtuesit e “Djajve të kuq” po mendojnë transferimin e një sulmuesi të qendrës.

Sulmuesi i Juventusit, Mario Manxhukiq, mendohet si zëvendësuesi ideal për sulmuesin belg, i cili me gjasë do të largohet këtë verë nga “Old Trafford-i”.

Sipas “Sky Sports-it”, sulmuesi kroat është një dëshirë e vjetër e drejtuesve të Unitedit, pasi që një kohë të gjatë e dëshirojnë kroatin në radhët e veta, transmeton “Sporti në KTV”.

Manxhukiqi mund të largohet nga Juventusi pas 4 vjetësh në Torino, ku ka zhvilluar plot 162 ndeshje në të gjitha garat.