Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manxhukiq pritet të zyrtarizohet te Celta Vigo

Mario Manxhukiq mund të rikthehet në futboll në një skuadër të re.

Sulmuesi kroat mund t’i bashkohet skuadrës së Celta Vigos në La Liga, pasi negociatat janë në fazën përfundimtare.

Manxhukiqi ka qenë pa ekip në gjashtë muajt e fundit dhe është futbollist i lirë.

Ish-sulmuesi i Bayern Munichut, Atletico Madridit e Juventusit ka qenë pjesë e Kroacisë në Evropianin 2012, Botërorin 2014, Evropianin 2016 dhe Botërorin 2018.

Gjashtë vitet e para të karrierës futbollistike si profesionist i kaloi në Kroaci, para se t’i bashkohej Wolfsburgut në vitin 2010. Për dy vite qëndroi edhe te Bayerni, dhe një vit e kaloi te Atletico. Ndërkohë, te Juventusi luajti në katër sezone, ndërsa në Katar i luajti pesë ndeshje të ligës. Në total i ka shënuar 197 gola në 497 ndeshje në nivel klubesh, kurse për Kroacinë i ka realizuar 33 gola në 89 paraqitje.