Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Atletico dhe Sevilla interesohen për Muriqin

Vedat Muriqi - Real Mallorca

Foto: Associated Press

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi mund të ndërrojë skuadër, por jo edhe kampionat. Interesim për sulmuesin e Mallorcas ka shprehur Atletico Madrid dhe Sevilla, raporton të enjten “Fichajes”.

Muriqi më herët ka thënë se është i kënaqur te Mallorca, skuadër me të cilën ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Muriqi me fanellën e Mallorcas ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuar me dy asistime ne 25 ndeshje.

Në tregun e transferimeve vlerësohet 15 milionë euro.

Muriqi me Mallorcan është në finale të Kupës së Spanjës. Po ashtu është në garë për mbijetesë në La Liga. Ka 31 pikë në vendin e 15-të, gjashtë më shumë se pozita që të dërgon në kategorinë e dytë spanjolle.  

LEXO EDHE: