Mediumet në Turqi të enjten kanë raportuar se sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, e ka refuzuar ofertën e Galatasarayt.
Gazetari turk, Yagiz Sabuncuoglu, ka thënë se sulmuesi kosovar “nuk e pranoi ofertën e Galatasarayt dhe i falënderoi ata për ofertën”.
“Ultima Hora” të enjten po ashtu ka bërë një shkrim për Muriqin.
Sipas mediumit të afërt me klubin spanjoll, Muriqi do të takohet të premten me drejtuesit e klubit të Mallorcas për të diskuar për mundësin e largmit të tij pas rënies nga La Liga.
Fenerbahça është prej kandidatëve kryesorë për ta transferuar Muriqin.
Edhe
Vazhdojnë bisedimet për kthimin e Muriqit te Fenerbahçe
Mallorca kërkon rreth 20 milionë euro për Muriqin.
Sulmuesi nga Prizreni e mbylli me 23 gola edicionin 2025/2026. Por Mallorca nuk mbijetoi në La Liga.