“Muriqi nuk është ‘Pirat’, ai është thesar”. Kështu shkruan në titullin e shkrimit të gjatë të gazetës së madhe spanjolle “AS”, kushtuar sulmuesit të Mallorcas dhe Kosovës, Vedat Muriqi.
“Pavarësisht rënies së Mallorcas nga kategoria, 23 golat e Vedatit dëshmojnë për efektivitetin e një sulmuesi të shkëlqyer para portës. Kosovari është ndoshta lojtari i Mallorcas me vlerën më të mirë në treg këtë verë. Vetëm një emër tjetër, ai i portugezit Samu Costa, mund t’i afrohet reputacionit aktual të sulmuesit të Mallorcas”, shkruan “AS”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMallorca nuk siguroi mbijetesën në La Liga dhe ka gjasa ta përjetojë edhe largimin e Muriqit në verë.
Interesim për Muriqin kanë shprehur tashmë dy klubet e mëdha turke, Galatasaray dhe Fenerbahçe.
“Milionat nga Arabia Saudite e tundojnë gjithashtu Vedatin, Hansi Flick i Barcelonës pëlqen profilin e kosovarit dhe, pasi riorganizoi një skuadër që ftoi La Ligan, ai nuk do të ishte kundër shtimit të një sulmuesit të besueshëm që mund të marrë një rol dytësor në sulm”, vazhdon shkrimi i gazetës spanjolle.
Sipas “AS”, paga e Muriqit vlerësohet të jetë rreth katër milionë euro bruto.
32-vjeçari me Mallorcan ka kontratë deri në qershor të vitit 2029.