Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

AS për Muriqin: Është një thesar

Muriqi

Mallorca ka “një pirat” dhe ky është një thesar. Kështu shkruan në titullin e shkrimit të gazetës spanjolle “AS” kushtuar sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.

“Përtej librave dhe filmave me “piratët”, Mallorca ka “Piratin” e vet që thesarin e ka të mbushur me gola”, shkruan gazeta spanjolle. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vedat Muriqi ka thyer rekordin e tij sa i përket golave të shënuar në La Liga brenda një sezoni. Ai ka shënuar 16 gola dhe tashmë ka arritur shifrën e 50 golave në La Liga me fanellën e Mallorcas.

Ai është golashënuesi i dytë më i mirë në histori të klubit. Vetëm Samuel Eto’o ka shënuar 54 gola. Por të gjitha shenjat janë se me këtë ritëm, ai mund të barazojë ose ta tejkalojë rekordin e kamerunasit këtë sezon.

Ai është në mesin e pesë golashënuesve më të mirë në pesë ligat kryesore evropiane.