Mbrojtësi Jean-Clair Todibo është pranë transferimit te skuadra e Manchester Unitedit, përcjell “Sky Sports” të mërkurën.
Mësohet se Todibo ka pranuar ofertën e Unitedit, ekip që pritet së shpejti të arrij marrëveshje me Nicen.
Për kartonin e mbrojtësit, ekipi anglez ka ofruar 40 milionë euro dhe Todibo pritet të prezantohet në fillim të javës së ardhshme tek Unitedi. 23-vjeçari edicionin e shkuar ka treguar paraqitje të mira në kampionatin francez, ndërsa me Nicen ka kontratë deri në vitin 2027.
Ai te kjo skuadër u transferua nga Barcelona, ndërsa ka luajtur edhe për Benficën, Schalken e Toulousen.