Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Man. Unitedi mund të përforcohet me Todibon

Manchester Unitedi dëshiron të përforcohet në fazën defensive dhe emrat që janë përmendur së fundmi nga mediat angleze kanë qenë ai i 23-vjeçarit francez, Jean-Clair Todibo, dhe Goncalo Inacio, 22-vjeçar.

Ata po shihen si zëvendësues ideal për Raphael Varanen, ka shkruar të premten mediumi “The Sun”.

Todibo aktualisht është pjesë e Nicet francez, dhe ka zhvilluar 11-të paraqitje në elitën e futbollit të Francës. E ka një asistim.

Ndërkohë, portugezi Inacio është pjesë e Sportingut të Lisbonës. Ai në të gjitha garat në edicionin aktual ka zhvilluar 17-të paraqitje.

Artikuj të ngjashëm