Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi pas portierit italian

Manchester Unitedi po interesohet për portierin e Lazios, italianin Ivan Provedel, ka njoftuar të premten “Sky Sports”. Bëhet e ditur se Unitedi po synon t’i sigurojë shërbimet e Provedelit gjatë këtij muaji dhe trajneri Erik ten Hag po insiston në transferimin e tij.

Provedel po shihet si zëvendësim për Andre Onanan, i cili ka humbur besimin si portier i parë pas gabimeve të shumta këtë edicion.

Provedel ka kontratë me Lazion deri në vitin 2027, ndërsa Unitedi për kartonin e tij është gati të ofrojë mbi 20 milionë euro. 29-vjeçari është pjesë e Lazios prej vitit 2022, ndërsa këtë edicion ka regjistruar 27 paraqitje në të gjitha garat.