Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi, favorit për Opendan

Sulmuesi Lois Openda pritet të jetë përforcimi i parë i Manchester Unitedit në afatin kalimtar të janarit, ka shkruar “Daily Mail” të mërkurën. Bëhet e ditur se Unitedi është favorit për shërbimet e 23-vjeçarit, pasi ka parakaluar të gjitha skuadrat që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Mësohet se Unitedi i ka ofruar 70 milionë euro për ta bindur Leipzigun në lirimin e Opendas muajin e ardhshëm. Openda, i cili mund të luajë edhe në krah po shkëlqen këtë edicion me fanellën e ekipit gjerman. Në 22 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, belgu ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar 3 herë. Ai iu bashkua Leipzigut para fillimit të këtij edicioni nga Lensi dhe me skuadrën gjermane ka kontratë deri në vitin 2028.