Mbrojtësi i Sportingut të Lisbonës, Gonçalo Inacio pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Tottenhamit në afatin kalimtar të janarit. “Sky Sports” ka njoftuar të martën se Tottenhami ka arritur marrëveshje në parim me lojtarin dhe po negocion me Sportingun për lirimin e tij.
Mësohet se Tottenhami ka ofruar 60 milionë euro për 22-vjeçarin dhe llogaritet favorit para Liverpoolit e Manchester Unitedit, skuadra që gjithashtu kanë shprehur interesim për transferimin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInacio ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2027, ndërsa ka regjistruar edhe 5 paraqitje me Portugalinë. Ai prej vitit 2020 është pjesë e ekipit të parë të Sportingut dhe këtë edicion ka 23 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar edhe tri gola.