Ibrahima Konate do të largohet nga skuadra e Liverpoolit pas pesë vjetësh te skuadra e madhe angleze. Dhe Liverpooli ka nisur menjëherë të mendojë për zëvendësuesin e Konates.
“Të Kuqtë” janë duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Sportingut të Lisbonës, Gonçalo Inacio.
Inacio është objektivi kryesor i klubit të madh anglez gjatë afatit kalimtar veror.
Klauzola e lirimit të Inacios është rreth 52 milionë euro.
Edhe klube tjera të Premier Leagues si Manchester United dhe Chelsea dëshirojnë që ta kenë pjesë të skuadrës qendërmbrojtësin.
Inacio pëlqehet shumë nga trajner i ri i Liverpoolit, Andoni Iraola.
Edhe
Konate largohet si futbollist i lirë nga Liverpooli
Iraola beson që Inacio do të përshtatej shumë shpejt me pjesën tjetër të skuadrës.
24-vjeçari me Sportingun e Lisbonës ka kontratë deri në verën e vitit 2030.
Ai është zhvilluar si futbollit te Sportingu, kurse pjesë e skuadrës së parë është nga viti 2020.