Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inacio mund të jetë partner i Van Dijkut në mbrojtje

Liverpooli është favorit për transferimin e Gonçalo Inacios nga Sportingu i Lisbonës. Ai mund të transferohet te skuadra e Liverpoolit për 49 milionë euro, dhe do të ishte partner i ri në mbrojtje për Virgil van Dijkun.

Kështu ka shkruar të premten gazeta gjermane “Sport Bild”. Mbrojtësin e skuadrës portugeze e pëlqen shumë edhe trajneri gjerman, Juergen Klopp.

Liverpooli kishte dërguar zyrtarët e vet për ta përcjellë Inacion në ndeshjen që Portugalia e fitoi 5:0 ndaj Bosnjë-Hercegovinës në kualifikimet për “Euro 2024”.

Inacio luajti me sukses përkrah Ruben Diasit. Kontrata e Inacios me Sportingun skadon në vitin 2027.