Pas Manchester Unitedit e Liverpoolit, edhe një ekip tjetër nga Premier League është futur në garë për mbrojtësin Jean-Clair Todibo, raporton “Daily Mail” të mërkurën. 23-vjeçari është pjesë e ekipit nga Franca, Nice por pritet të largohet në afatin kalimtar të janarit.
Për kartonin e tij, Nice po kërkon të paktën 40 milionë euro. Todibo ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2027 dhe është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Ligue 1. Këtë edicion, ai ka 11 paraqitje në kampionat dhe te Tottenhami po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen.
Ekipi nga Londra tashmë ka nisur negociatat me Nicen dhe po tenton ta mposht konkurrencën e fortë të dy skuadrave tjera angleze për Todibon. Ai është pjesë e Nices prej vitit 2021, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Barcelona, Benfica, Schalke e Toulouse.