Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Phillips kërkohet nga Newcastle dhe Juventusi

E ardhmja e Kalvin Phillipsit mbetet e paqartë, mes interesimit nga Newcastle dhe Juventusit. 28-vjeçari do të lejohet të largohet këtë muaj nga Manchester City.

City nuk pritet të insistojë shumë, pasi synon të transferojë lojtarë të tjerë. 28-vjeçari anglez me Cityn ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Mbrojtësi i Anglisë iu bashkua Cityt në verën e vitit 2022 nga skuadra e Leedsit. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 28 milionë euro.

Interesim më herët ka shprehur edhe skuadra franceze, Paris Saint-Germain. Për Anglinë, Phillips ka luajtur 31 ndeshje dhe ka shënuar një gol.