Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Phillips pranon t’i bashkohet Juventusit

Mesfushori i Manchester Cityt, Kalvin Phillips mund të konsiderohet tashmë futbollist i skuadrës së Juventusit. Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Phillips ka pranuar ofertën e Juventusit dhe po pret finalizimin e marrëveshjes mes klubeve për ta realizuar kalimin në Torino.

Phillips në afatin kalimtar të janarit do të huazohet te Juventusi, ekip që do ta ketë opsionin e blerjes së tij në verë për 40 milionë euro.

Po ashtu, Juventusi ka marrë përsipër të paguajë edhe një pjesë të pagës së tij gjatë huazimit prej gjashtë muajve nga City. 28-vjeçari këtë edicion ka vetëm 9 paraqitje dhe ka shënuar 1 gol për Cityn dhe për këtë arsye po largohet nga kampioni i Anglisë.

Ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola edhe pse ka kontratë me klubin deri në vitin 2028.