Mesfushori Kalvin Phillips është i gatshëm të largohet nga Manchester City për t’u huazuar te Juventusi në afatin kalimtar të janarit.
“Gazzetta dello Sport” shkruan të enjten se Phillips ka pranuar ofertën e Juventusit pas takimit që e ka pasur me drejtuesit e ekipit italian.
Anglezi nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion te City dhe kalimin te Juventusi po e sheh si një mundësi të mirë. 28-vjeçari ka vetëm 8 paraqitje dhe nuk bën në pjesë në planet e Cityt, pasi ekipi anglez tashmë e ka nxjerr në shitje. Phillips mund të huazohet te Juventusi me opsionin e blerjes në fund të edicionit, pasi ai ka kontratë me kampionin e Anglisë deri në verën e vitit 2028.
Artikuj të ngjashëm