Mesfushori anglez, Kalvin Phillips, ka thënë se dëshiron “t’i shtojë kualitetet të cilat ai i posedon” te skuadra e West Ham Unitedit.
Ai të premten është huazuar nga Manchester City deri në fund të sezonit.
Nuk ka opsion të blerjes përfundimtare të tij pas përfundimit të edicionit.
28-vjeçari Phillips nënshkroi kontratë gjashtëvjeçare kur iu bashkua Cityt nga Leeds Unitedi për afër 50 milionë euro, në korrik të vitit 2022.
Phillips ka qenë titullar në vetëm dy prej 16 paraqitjeve në Premier League për 18 muaj te City, nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola.
West Ham Unitedi është në vendin e gjashtë në Premier League dhe ka arritur në fazën nokaut të Ligës së Evropës.
Phillips ka edhe 31 paraqitje me Anglinë.
Nga City largohet me vetëm një gol të shënuar, atë kundër Crvena Zvezdës, në Ligën e Kampionëve.
Në edicionin e kaluar pati 21 paraqitje në të gjitha garat, kur City e fitoi Premier Leaguen, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve.