West Ham Unitedi e ka fituar garën për shërbimet e mesfushorit të Manchester Cityt, Kalvin Phillips, ka njoftuar “Sky Sports” të martën. Bëhet e ditur se West Hami tashmë ka arritur marrëveshje si me Cityn ashtu edhe me Phillipsin, të cilin do ta zyrtarizojë brenda kësaj jave.
Phillips do të huazohet te West Hami deri në fund të edicionit, ndërsa ekipi nga Londra do ta ketë opsionin e blerjes së tij në verë për 50 milionë euro.
28-vjeçari është kërkuar edhe nga skuadrat e tjera të Evropës, por oferta e West Hamit ka bindur drejtuesit e Cityt, të cilët nuk llogaritin në Phillipsin.
Ai në vitin 2022 iu bashkua Cityt, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028. Këtë edicion Phillips ka vetëm dhjetë paraqitje dhe një gol të shënuar në të gjitha garat.