Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja pas Phillipsit

Paris Saint-Germaini është ekipi i fundit që ka shprehur interesim për mesfushorin e Anglisë, Kalvin Phillips. “L’Equipe” ka njoftuar të mërkurën se Parisi ka kontaktuar Cityn në lidhje me 28-vjeçarin, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Phillips përfundimisht do të largohet nga City këtë muaj, por ende nuk e ka zgjedhur klubin se ku do ta vazhdojë karrierën.

Krahas Parisit, ai po kërkohet edhe nga Newcastle Unitedi e Juventusi. Edhe Parisi po e kërkon huazimin e tij deri në fund të këtij edicioni, me opsionin e blerjes për 40 milionë euro në verë.

Phillips ka kontratë me Cityn deri në vitin 2028 por nuk bën pjesë në planet e klubit anglez. Këtë edicion, ai ka 10 paraqitje dhe një gol të shënuar në të gjitha garat për kampionin e Anglisë.