Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Phillips zgjedh Barcelonën

Mesfushori i Anglisë, Kalvin Phillips do ta vazhdojë karrierën në La Liga të Spanjës, ka njoftuar “Mundo Deportivo” të enjten. Phillips ka zgjedhur Barcelonën dhe po pret klubin spanjoll të arrijë marrëveshje me Manchester Cityn për huazimin e tij.

Te City nuk llogarisin në Phillipsin, i cili po shihet si përforcim i duhur për mesfushën te Barcelona. Klubi spanjoll është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim për huazimin e tij për gjashtë muaj dhe ka kërkuar ta ketë opsionin e blerjes në verë për 40 milionë euro.

28-vjeçari këtë edicion ka një gol të shënuar në dhjetë ndeshje të luajtura për Cityn, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2028.