Mesfushori i Manchester Cityt, Kalvin Phillips, do të jetë lojtar i ri i Ipswich Townit, skuadrës që e siguroi sivjet inkuadrimin në Premier League.
Futbollist i Ipswichit është edhe portieri i Kosovës, Arijanet Muriq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPhillips do t’i bashkohet skuadrës së elitës së futbollit anglez në formë huazimi, deri në fund të kampionatit.
Ai nuk arriti që të ketë minutat e kërkuara nën drejtimin e Pep Guardiolas te City, qëkur u transferua nga Leeds Unitedi para dy vjetësh, për 49 milionë euro.
Në marrëveshjen e huazimit nuk përfshihet shitja përfundimtare e tij, shkruan “BBC” të enjten.