Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dy ekipe nga Premier League interesohen për Muriqin

Arijanet Muriq

Dy skuadra nga Premier League, West Ham Unitedi dhe Wolverhamptoni, kanë shprehur interesim për portierin e Sassuolos, Arijanet Muriq.

Paraqitjet me Kosovën në kualifikimet e Botërorit 2026 dhe ato me Sassuolon, kanë bërë që dy ekipet angleze ta syojnë transferimin e Muriqit.

Kështu ka shkruar të hënën sajti “Sassuolonews”.

Kartonin e portierit Muriq e ka Ipswich Towni, që aktualisht bën gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Portieri i Kosovës është i huazuar te Sassuolo deri në përfundimin e edicionit 2025/26.

26-vjeçari Muriq me Ipswich Townin ka kontratë deri në vrën e vitit 2028.

Edhe Sassuolo synon blerjen e portierit të Kosovës Futboll Sassuolo synon blerjen e portierit të Kosovës

Kartoni i portierit shtatlartë, sipas faqes “Transfermarkt” është i vlefshëm 7,5 milionë euro.

Ai me Sassuolon këtë edicion ka gjashtë paraqitje në kampionatin italian.