Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

S'përjashtohet kthimi i portierit Muriq te Ipswichi

Arijanet Muriq

Portieri i Kosovës, Aro Muriq, mund të kthehet tek Ipswich Towni në verë.

Mediume angleze kanë bërë të ditur se Ipswichi mund të llogarisë në portierin Muriq për edicionin e ardhshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Muriq në verën e kaluar u huazua te skuadra e Serie A, Sassuolo, nga Ipswich Towni.

Për Sassuolon, Muriq luajti 32 ndeshje. Të dielën qëndroi në stol në humbjen e Sassuolos nga Lecce. 
Sassuolo ka siguruar mbetjen në elitën italiane, por 27-vjeçari nuk do të mbetet në Serie A. 

Muriq ka kontratë me Ipswichin deri në fund të qershorit 2028. 
Klubit që ka siguruar rikthimin në Premier League iu bashkua për 10 milionë funte në verën e vitit 2024 nga Burnley.