Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi po monitoron Phillipsin

Skuadra e Juventusit po e monitoron situatën e mesfushorit Kalvin Phillips te Manchester City.

Phillips pritet të jetë largimi i parë nga kampioni i Anglisë në afatin kalimtar të janarit, ndërsa Juventusi është gati të bëjë ofertë për shërbimet e tij. “Tuttosport” ka raportuar të martën se Juventusi do ta kërkojë huazimin e Phillipsit me opsionin e blerjes së tij në fund të edicionit.

Phillips nuk bën pjesë në planet e Cityt dhe për këtë arsye ekipi anglez do të shqyrtojë ofertat për largimin e tij. 27-vjeçari, i cili iu bashkua Cityt verën e shkuar, këtë edicion ka vetëm 167 minuta lojë në të gjitha garat, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro.

Ai ka kontratë me Cityn deri në vitin 2028, ndërsa po kërkohet edhe nga Newcastle Unitedi e Arsenali.