Mesfushori i Anglisë, Kalvin Phillips, ka marrë vendim të prerë për të ardhmen e tij. Ai ka vendosur të largohet nga Manchester City në janar për t’u transferuar në Itali, te skuadra e Juventusit. Kështu ka raportuar “Sky Sports” të hënën, duke bërë të ditur se deri në fund të këtij muaji gjithçka do të zyrtarizohet.
Phillips ka refuzuar ofertat e klubeve të tjera angleze për të arritur marrëveshje me Juventusin pas bisedës personale që ka pasur me trajnerin Massimiliano Allegri.
Juventusi do ta huazojë Phillipsin deri në fund të edicionit, ndërsa ka opsionin e blerjes së detyrueshme të tij nëse siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
28-vjeçari që ka kontratë deri në vitin 2028 me Cityn nuk bën pjesë në planet e klubet anglez, ndërsa këtë edicion ka tetë paraqitje në të gjitha garat.