Manchester Unitedi është futur në garë për sulmuesin e krahut, Hakim Ziyech, sipas “Daily Express” të enjten. Ziyech pritet të largohet nga Chelsea këtë verë, dhe Unitedi po e synon transferimin e tij.
Marokeni tek Unitedi po shihet si opsion i mirë për sulmin pas dështimit për ta siguruar brazilianin Antony nga Ajaxi. Ziyech nuk ka bindur me paraqitje te Chelsea dhe ekipi londinez po kërkon rreth 25 milionë euro për kartonin e tij.
29-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025 dhe po kërkohet edhe nga Milani në Itali. Ai është pjesë e londinezëve prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Ajaxi.
Artikuj të ngjashëm