Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami në garë për Ziyechun

Skuadra e Tottenhamit është futur në garë për sulmuesin e krahut Hakim Ziyech, ka bërë të ditur “Daily Mail” të hënën. Marokeni do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit për shkak se nuk bën pjesë në planet e klubit londinez.

Në fakt, ai ishte pranë largimit në fillim të këtij viti, por transferimi i tij te PSG-ja kolapsoi në momentet e fundit për shkak të vonesës së dokumenteve. Mësohet se Tottenhami po e sheh Ziyechun si përforcim të duhur dhe është gati të ofrojë rreth 20 milionë euro për transferimin e tij.

30-vjeçari prej vitit 2020 është pjesë e Chelseat, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025. Në 19 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, Ziyech ka vetëm një asistim.