Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Galatasaray arrin marrëveshje me Chelsean për Ziyechin

Chelsea dhe Galatasaray kanë arritur marrëveshje për transferimin e Hakim Ziyechit. Sipas “RMC Sport”, Chelsea ka pranuar ofertën e fundit të Galatasarayt për transferimin e marokenit, që luan në pozitën e krahut të djathtë.

Ziyechit në këtë vit i kanë dështuar dy lëvizje. Në janar, dështoi huazimi i tij te Paris Saint-Germaini, për shkak se Chelsea nuk i dërgoi dokumentet e sakta në kohë. Më pas, 30-vjeçari deshi t’i bashkohej Cristiano Ronaldos tek Al-Nassr në Arabinë Saudite, por pati telashe në testet mjekësore.

Testet mjekësore treguan se Ziyech ka probleme me gju. Ziyech në vitin 2020 ishte transferuar te Chelsea për 40 milionë euro.