Futbollisti i Chelseat, Hakim Ziyech, edhe një herë tjetër ka dështuar të largohet nga skuadra e Premier Leagues.
Ziyech në tentimin e tij të dytë për t’u larguar nga “blutë”, dështoi t’i kalonte testet mjekësore te skuadra Al-Nassr. U raportua se pati probleme me gju.
Ai nuk ka shfaqur atë që është pritur te Chelsea, qëkur u transferua nga Ajaxi.
Në muajin janar, Ziyech ishte pranë largimit në drejtim të Paris Saint-Germainit, por transferimi i tij dështoi për shkak të telasheve me dokumentacion.
Në elitën e futbollit të Arabisë Saudite në këtë verë nga skuadra e Chelseat janë transferuar N’Golo Kante, Edouard Mendy dhe Kalidou Koulibaly.
Marokeni 30-vjeçar luajti në vetëm 24 ndeshje në të gjitha garat në edicionin e fundit, ndërsa pati tri asistime.