Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ziyech drejt Beshiktashit

Pasi i dështoi huazimi te Paris Saint-Germaini, Hakim Ziyech pritet që karrierën ta vazhdojë në Turqi. “Daily Mail” shkruan të enjten se marokeni pritet të huazohet te skuadra e Beshiktashit pasi afati kalimtar i dimrit në Turqi është i hapur deri javën e ardhshme.

Ziyech ishte pranë huazimit te Parisi por lëvizja e tij dështoi në momentet e fundit për shkak të dokumenteve. 29-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Chelseat dhe ekipi nga Londra është i gatshëm ta huazojë te Beshiktashi që ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ziyech do të huazohet tek ekipi turk pa opsionin e blerjes, në mënyrë që në fund të sezonit të nxirret në shitje dhe t’i bashkohet ndonjë skuadre më të madhe evropiane.

Ai ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon ka vetëm një asistim në 15 paraqitje.