Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dështon huazimi i Ziyechit në PSG

Huazimi i Hakim Ziyechit në PSG duket se ka dështuar në momentin e fundit, raporton “L’Equipe” të mërkurën.

Gazeta e madhe franceze raporton se huazimi i Ziyechit nga Chelsea ka dështuar për shkak të një përzierje me dokumentet dhe problemit teknik në selinë e Federatës së Futbollit të Francës.

“Ziyech ishte në Paris gati për të përfunduar lëvizjen. Presim të shohim nëse do të ketë konfirmim të huazimit, por siç janë gjërat duket se Ziyech do të kthehet në Londër”, shkruan “Sky Sports”.

29-vjeçari i repartit ofensiv me Chelsean ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Artikuj të ngjashëm